Sheshel “zbulon” planin e ferrit të perëndimit – ja çka e pret Serbinë?

Lajme

Sheshel “zbulon” planin e ferrit të perëndimit – ja çka e pret Serbinë?

Nga: F. B. Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:55
Sheshel

Zëvendës-kryetari i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Sheshel ka theksuar se vendosja eventuale e sanksioneve Federatës Ruse do të ishte jo vetëm në kundërshtim me interesat ekonomike dhe energjetike serbe por edhe përbën akt të tradhtisë kombëtare, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Këtë ai e deklaroi në intervistën për gazetën “Politika”, ku shtoi se “Rusia është aleati kryesor i vendit tonë që ka evituar mundësinë që KS i OKB-së të sjell rezolutën kundër-serbe për Srebrenicën dhe serbët të shpallen popull gjenocid, Rusia është vendi që mbron sovranitetin serb dhe integritetin territorial”, ka thënë ai.

Me këtë rats njeriu numër dy në subjektin e radikalëve serb ka përmend edhe trysninë dhe presionet e mëdha të perëndimit ndaj Serbisë.

“Qëllimi përfundimtar i perëndimit është që Serbia të prish raportet me Rusinë dhe në fund Serbia të bindet për heqjen dorë nga Kosova”, ka thënë Aleksandar Sheshel.

“Kjo natyrisht nuk guxon të ndodhë dhe nuk do ndodhë nëse ruajmë raportet miqësore e vëllazërore me Rusinë, në fund të fundit të gjithë ata që proklamojnë se Serbia nuk duhet të jetë as pro-amerikane, as pro-ruse, por të ketë kujdes dhe punojë për interesat e Serbisë duhet ta dinë se raportet dhe lidhjet më të afërta me Rusinë janë interesi i Serbisë. Kjo është interesi ekonomik edhe politik dhe secili interes tjetër”, ka thënë Aleksdandar Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat