E tmerrshme: Pronari i furrës sulmon seksualisht punëtoren 19-vjeçare, e prekë dhe tenton ta puth me zor

Lajme

E tmerrshme: Pronari i furrës sulmon seksualisht punëtoren 19-vjeçare, e prekë dhe tenton ta puth me zor

Më: 31 maj 2022 Në ora: 08:30
Ilustrim

Një rast i trishtë i ka ndodhur një 19-vjeçares në Fushë Kosovë derisa ishte duke punuar në një furrë të bukës.

Vajza është ballafaquar me pronarin e furrës, i cili e ka sulmuar seksualisht, duke e prekur e tentuar ta puth, madje i ka bërë edhe një ‘ofertë’.

Sinjali mëson se tashmë Prokuroria është vënë në dijeni për këtë rast dhe janë marrë veprime hetimore, ku i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim.

Por si ndodhi rasti?

Në bazë të informatave të para, rasti ka ndodhur në një furrë të bukës (emër i njohur për redaksinë), ku gjatë orarit të punës, pronari e ka sulmuar seksualisht punëtoren, ku e ka prekur në gjoks dhe ka tentuar ta puth me zor.

Për t’u mos mjaftuar me kaq, pronari i ofroi edh enjë ofertë punëtores së tij, duke i thënë se mund t’i jap para nëse e lejon që ta puth e ta prekë.

Kjo e ka shqetësuar në masë të madhe vajzën, e cila e ka denoncuar menjëherë rastin ën Polici, ku ka përshkruar në detaje se si u përball me pronarin e vendit ku punonte.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë ne veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në mbajtje dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat