Hakeri që e liroi SHBA, kishte hyrë edhe në llogarinë e kryeministrit Hashim Thaçi

Lajme

Hakeri që e liroi SHBA, kishte hyrë edhe në llogarinë e kryeministrit Hashim Thaçi

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:45
Ardit Ferizi

Ardit Ferizi, hakeri nga Kosova që u lirua këto ditë nga drejtësia amerikane, ani se ishte gjetur fajtor për dhënien e emrave të ushtarëve ISIS-it, ka histori kriminale edhe në vendlindje.

Media kishte raportuar për të kaluarën e tij në tetor të vitit 2015, kur ishte dhënë lajmi për arrestimin e tij në Malajzi dhe ekstradimin në SHBA, ku ishte dënuar me 20 vjet burgim, nga të cilat i mbajti vetëm 6.

Djaloshi nga Gjakova, sipas prokurorisë kishte hyrë edhe në llogaritë e qeverisë dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Kjo krahas ndërhyrjes në sisteme bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat