Raci për serbët e Kosovës: Vazhdojnë të mbeten vegël e Vuçiqit!

Lajme

Raci për serbët e Kosovës: Vazhdojnë të mbeten vegël e Vuçiqit!

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:19
Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci

Serbët e Kosovës kanë protestuar sot në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Përveç tjerash pjesë e protestës ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq. Ky i fundit ka deklaruar se ata do të ngrijnë pozitat e tyre në Qeverinë e Kosovës derisa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatës serbe, Liljana e cila mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Për Gazmir Racin, njohësin e çështjeve politike në vend dhe rajon, serbët e Kosovës po vazhdojnë të dirigjohen nga Beogradi dhe për interesat e tyre po përdoren si vegla për të arritur qëllimet.

“Është fatkeqësi që serbët e Kosovës ende janë vegël e pushteteve politike në Serbi. Populli serb i Kosovës më mirë do ishte të angazhohet në shtetin e Kosovës për të rregulluar jetën e tyre të përditshme dhe të jenë pjesë e zhvillimeve socioekonomike, se sa të ndihmojnë qendrimin e Vuçiqit atje në pushtet”, tha Raci për Gazetën “Bota sot”.

Sipas tij kjo politikë e Serbisë tregon shumë për orientimin e saj dhe se ajo duhet të sillet ndryshe në raport me Kosovën, sepse rruga e saj për në BE, kalon përmes Kosovës.

“Serbia duke qenë se është në rrugën e saj drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, duhet të sillet edhe si evropiane në raport me Kosovën dhe fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së në qoftëse ende sillet si hegjemon në Ballkan. Ka kaluar koha e hegjemonëve me rastin e bombardimeve të NATO-së në vititn 1999”, tha Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat