“Der Spiegel” zbulon ndikimin e fuqishëm të Bashkim Osmanit tek aktori Til Schweiger

Lajme

“Der Spiegel” zbulon ndikimin e fuqishëm të Bashkim Osmanit tek aktori Til Schweiger

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:41
Nick Nolte, Bashkim Ismani dhe Til Schweiger

Rrjeti i Policisë Evropiane (EUROPOL), të mërkurën ka vënë në pranga Bashkim Osmanin dhe vëllezërit e tij, raporton mediumi kroat “Nacional”.

Osmani drejton një rrjet të kazinove në Evropë, mirëpo ndikimin dhe bizneset e tyre i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.

Një foto e Bashkim Osmanit me aktorët Nick Nolte dhe Til Schweiger në restorantin Ritzi në Puerto Portals, ka pushtuar mediat spanjolle. Restoranti, sipas hetimeve mund të ishte përdorur për pastrim parash.

Pikërisht për ndikimin e Osmanit tek aktori i njohur hollivudian, Schweiger, raportoi sot edhe e përditshmja gjermane “Der Spiegel”.

Sipas informacioneve të “Der Spiegel”, vajza e Osmanit u shfaq në një film në vitin 2007 së bashku me aktorin Schweiger. Ajo mori një rol dytësor në filmin hollivudian “Keinohrhasen”. Rolin kryesor në film e kishte Til Schweiger.

Aktori, siç raporton gazeta gjermane, nuk është përgjigjur në pyetjet e “Der Spiegel”-it për raportin e tij me Bashkim Osmanin dhe për mënyrën  sesi vajza e tij u përfshi në film.

Bashkim Osmani prej vitesh jeton në një vilë madhështore në Majorka dhe raportohet se në ishull ai zotëron gjithashtu restorantin ku është takuar me Til Schweigerin.

Në mediat evropiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat