Sejdiu: Absurde, mjekët dalin në pension me 90 euro

Lajme

Sejdiu: Absurde, mjekët dalin në pension me 90 euro

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, tha se shëndetësia kosovare është në krizë, për shkak të ikjes së mjekëve.

Ne nuk mund t’i ndalim mjekët kosovarë të mos largohen nga Kosova, ky problem është edhe tek shtetet e rajonit, probleme ka Sllovenia, Kroacia, Rumania, Shqipëria etj. Ne nuk mund të dimë se çka do të ndodh, nuk është vetëm çështja e pagave për të ndal ikjen, por pozita e mjekut në sistem. Ne duhet të punojmë të zvogëlojmë ikjen e mjekëve”, tha ai për RTK.

Sipas tij tani për tani nuk ka shumë lëvizje pozitiv për të ndal ikjen e mjekëve.

“Sejdiu tha se është absurde që sot mjekët dalin në pension me 90 euro. “Ne sot jemi të amortizuar, me alarmin për ikjen ne nuk po i destimulojmë ata, por shteti dhe sistemi po i destimulojnë mjekët e Kosovës për ikje prej Kosove”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat