​ShKEK shpërndau fletushka për sensibilizim të qytetarëve për epilepsinë

Lajme

​ShKEK shpërndau fletushka për sensibilizim të qytetarëve për epilepsinë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:35
Valbona Govori

Shoqata Kundër Epilepsisë së Kosovës (ShKEK) sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës ka shpërndarë fletushka për qytetarët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë.

Kryetarja e kësaj shoqate, Valbona Govori, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi rreth epilepsisë.

Govori: Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë është një ditë internacionale

Dita Ndërkombëtare për Epilepsinë është një ditë internacionale e cila bëhet në iniciativën e shoqatës e cila quhet ‘Liga Internacionale’ kundër epilepsisë ku edhe ne si shoqatë prej vitit 2011 jemi anëtarë të kësaj shoqate. Qëllimi i kësaj dite bëhet për të rritur vetëdijesimin rreth epilepsisë, ky vetëdijësim të bëhet në tërë botën, prandaj kemi thënë që kjo është shumë e rëndësishme ku ne fuqizojmë dhe i qesim në pah të gjitha problemet që kanë personat me epilepsi për çdo ditë në të gjithë boten. Prandaj mund të them se një moto e këtij sensibilizimi është dita 14 shkurt që njihet si ‘Shën Valentini’ edhe ku është traditë me u tregu dashuria mes njëri-tjetrit andaj edhe ne po shfrytëzojmë rastin të tregojmë dashuri për pacientët me epilepsi jo vetëm tek ne por në të gjithë botën”, thotë ajo.

Govori thotë se në vazhdën e aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, në Kosovë aktivitetet kanë filluar një muaj më parë.

Për më tepër ajo përmend se në simpoziumin e organizuar në mëngjesin e sotëm kanë bërë thirrje që kjo sëmundje të hyjë në vazhdën e sëmundjeve prioritare.

Govori: Aktivitetet kanë filluar një muaj para 14 shkurtit

Edhe kjo në vazhdën e aktiviteteve kanë filluar një muaj para por kjo ditë ka vazhduar për hir të shënimit të ditës kemi organizuar së bashku me Shoqatën e Neurologëve së Kosovës, kemi organizuar një simpozium kombëtar dhe ku ka pasur pika kyçe, tema të ndryshme rreth epilepsisë. E tash ky aktivitet është veçse traditë për ne që shumë vite më radhë ku dalim dhe shpërndajmë material sensibilizues, ku qëllimi është t’i sensibilizojmë popullatën, me e ngritë vetëdijen publike dhe profesionale për këtë sëmundje që është një çrregullim trunor, i cili paraqitet në forma të ndryshme, nuk njeh as racë, as gjini, as kufij gjeografik”, thotë ajo.

Kryetarja e ShKEK përmend edhe kërkesat e tyre që i kanë bërë Ministrisë së Shëndetësisë, që personat me epilepsi të mos paragjykohen.

Govori: Personat me epilepsi të mos paragjykohen

Këto ishin edhe kërkesat tona megjithëse edhe më herët i kemi pas këto kërkesa ne edhe për çdo ditë i kemi kërkesat, ku temë kyçe ishte edhe në simpoziumin për rekomandimet që do ti japë shoqata për personat që vozisin, mirëpo në bazë të rasteve kemi edhe aksidente që pësojnë kështu që duhet të rregullohet edhe të dihet se kush ka drejtë të marrë lejen dhe kur ka të drejtë me vozit. I kemi propozuar rekomandimet dhe së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë mendojmë se mund të rregullohet, të dalim me një legjislacion qoftë edhe për këtë kategori ose ndonjë kategori tjetër”, tha ajo.

Tutje ajo epilepsinë e cilëson sikur një sëmundje të fshehtë për arsye që personat me këtë sëmundje detyrohen ta fshehin sepse paragjykohen nga shoqëria.

Govori: Epilepsia mbetet sikur një sëmundje stigmatizuese dhe e fshehtë

Epilepsia mbetet sikur një sëmundje stigmatizuese dhe e fshehët, me stigmatizimin ne kemi shumë probleme në këtë aspektin social... Kemi shumë punë për të bërë dhe kjo shkak të pacientëve që po themi e fshehtë, për shkak të mosdijes së këtyre njerëzve që nuk kanë njohuri mbi epilepsinë dhe japin paragjykime, dhe këta njerëz për shkak të këtyre paragjykimeve personat që vuajnë nga kjo sëmundje e fshehin sëmundjen vetëm t’i ikin paragjykimeve që vijnë nga shoqëria”, thotë ajo.

Kujtojmë që në mëngjesin e sotëm është mbajtur një simpozium ku pjesëmarrës ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, drejtori i QKUK-së Valbon Krasniqi, si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat