Sigurimi i “Bon Vivant”, ku aksionar është nënkryetari i PDK-së, sulmon fizikisht zyrtarët e AUV-it

Lajme

Sigurimi i “Bon Vivant”, ku aksionar është nënkryetari i PDK-së, sulmon fizikisht zyrtarët e AUV-it

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 00:47
Ilustrim

Një përleshje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “Rexhep Luci” të Prishtinës apo te kafeteria e njohur “Bon Vivant”.

Burimet bëjnë të ditur se njëri nga punëtorët e sigurimit të këtij biznesi, ku aksionar është edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ka sulmuar fizikisht zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Këta të fundit ishin duke inspektuar brenda lokalit, por më pas u goditën fizikisht nga sigurimi.

Media mëson se i lartcekuri është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Mediumi mes tjerash ka provuar të kontaktojë me Policinë lidhur me rastin, por nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat