CIA në vitet e '70-ta e dinte çka po përgatitej në SFRJ pas Titos – katastrofa dhe ndarjet të pashmangshme, hartat e CIA-s gjithandej!

Lajme

CIA në vitet e '70-ta e dinte çka po përgatitej në SFRJ pas Titos – katastrofa dhe ndarjet të pashmangshme, hartat e CIA-s gjithandej!

Nga: F.B. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Josip Broz Tito dhe gruaja e tij, foto ap

Hartat e CIA-s të cilave iu është heq shenja e sekretit janë përmbajtje që nuk janë të besuara dhe me kohë mund të jenë interes i publikut, kur disa vite më parë agjencia në fjalë publikoi hartat që befasoi shumëkënd, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Njëra nga hartat e vitit 1981, tjetra nga 1998 është hartë gjeografike-ushtarake, ka edhe të Ballkanit nga vit 2000.

ShBA ishin shumë të interesuara për Jugosllavinë, e cila ishte e rëndësishme gjatë luftës së ftohtë.

Në vitin 2007 u publikua dokumenti i 20 nëntorit 1970 që flet për “forcat që decentralizojnë fuqinë politike dhe kontrollin brenda Jugosllavisë më shumë se kudo në vendet tjera komuniste”.

"Pyetja është nëse këto forca do të rrënojnë centralizmin në Jugosllavi, e gjasat e stabilitetit pas Titos nuk do jenë të qarta edhe disa kohë."

Në këtë dokument po ashtu thuhet deklarata e komunistit malazez Milovan Gjilas për mundësinë e intervenimit sovjetik në Jugosllavi.

Dokumenti po ashtu flet edhe për Jugosllavinë pas Titos, gjë që nuk habit sepse Tito ishte në gjendje të keqe shëndetësore, por ka vdekur vetëm diçka më shumë se 10 vjet më vonë.

"Potenciali për një katastrofë është reale", thuhet në dokument ku tërhiqet vërejtja se nëse Edvard Kardel edhe Kosta Crvenkovski ofrojnë dorëheqje pas vdekjes së Titos, kroatët mund të nisen drejt ndarjes, të cilën mund ta ndal vetëm ushtria nën udhëheqjen serbe edhe gjeneralit malazez.

"Nëse kjo sjell vendin në zgjidhje ekstreme, kjo do thotë ‘luftë qytetare’” thuhet në dokument.

Aty thuhet edhe se Kardel ka vetëm autoritetin personal të Titos dhe ushtrinë kundër liderëve republikan.

"Pas vdekjes së Titos mbetet vetëm ushtria” thuhet në dokumentin e CIA-së.

Në dokument nënvizohet se Sllovenia edhe Kroacia janë shumë të pasura nga pjesët tjera të Jugosllavisë, prandaj ato kanë synim pavarësinë.

Në dokument në fund tek fjalori me fjalën “Kroacia” shpjegohet se me te kanë sunduar Vjena edhe Budapesti me mijëra vite, ndërsa Dalmacia ka pasur histori tjetër nga pjesa tjetër e vendit dhe ishte shtet i kusarëve, tregtarëve dhe koloni e Venedikut.

Dalmatinët kozmopolit sipas dokumentit nuk ndajnë nacionalizëm militant të fuqishëm si pjesa tjetër e Kroacisë, të paktën mes dy luftërave ishin të pajtimit që serbët të shpallin fitues edhe garant të dominimit jo sllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat