Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bashkohet shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bashkohet shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:33
Foto nga vendi i ngjarjes

 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu ka bashkuar sot shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.  

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mesazhin e tij për ketë fushatë, ka theksuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

#16Days #OrangeTheWorld

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat