Vargjet e 8-vjeçarit nga Mitrovica që përloten zjarrfikësit

Lajme

Vargjet e 8-vjeçarit nga Mitrovica që përloten zjarrfikësit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:44
Pamje nga video

Ishte ora 1 pas mesnate kur në stacionin e zjarrfikësve në Mitrovicë erdhi një thirrje.

Pa ditur se çfarë ka ndodhur, i gjithë ekipi u nis menjëherë drejt një lokacioni për ndërhyrje. Në atë shtëpi, pothuajse të gjithë ishin në gjumë.

Pasi ekipi i zjarrfikësve kontrolloi situatën dhe pa se nuk kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar, u sigurua që fëmijëve të cilët ishin duke fjetur të mos iu prishej gjumi dhe të mos krijohej panik.

Njëri nga fëmijët është edhe Aidi, i cili atë natë bëri gjumin e qetë duke mos e kuptuar se çfarë ishte duke ndodhur.

Të nesërmen, pasi 8-vjecari dëgjoi për rastin, shkroi një letër falënderimi për zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat