​Nesër nis llogaritja dimërore e kohës

Lajme

​Nesër nis llogaritja dimërore e kohës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Në natën mes së shtunës dhe së dielës, 30-31 tetor, do të nisë llogaritja e kohës dimërore.

Në orën tre pasmesnate, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta mbrapa.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen serish në orën verore.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat