Kjo është kandidatja më e votuar në Obiliq

Lajme

Kjo është kandidatja më e votuar në Obiliq

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 12:36
Lindita Bekteshi-Memishi

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Obiliqit, Lindita Bekteshi-Memishi, njëherit edhe kandidate për asamble komunale nga Iniciativa për Obiliqin e Xhafer Gashit, ka dalë kandidatja më e votuar në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ajo ka lënë mbrapa të gjitha gratë kandidate të të gjitha partive politike në Obiliq.

Bekteshi-Memishi ka marrë rreth 300 vota në këto zgjedhje.

Memishi ishte gazetare e cila ka punuar një kohë të gjatë në mediat në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat