“Kurir”: Pas Malit të Zi dhe shqiptarëve edhe Kroacia sulmon Kishën Serbe!

Lajme

“Kurir”: Pas Malit të Zi dhe shqiptarëve edhe Kroacia sulmon Kishën Serbe!

Nga: F.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:43
Kisha Serbe

Mediet kroate porosisin se “Kroacia duhet të dëbojë SPC kriminel me patriarkun Porfirije në krye edhe të përtërijë Kishën Kroate”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Vala e armiqësisë dhe agresioni ndaj Kishë Ortodokse Serbe ka përshkruar edhe Kroacinë, pas sulmeve në Malin e Zi dhe nga shqiptarët.

Pas skenave jo të këndshme në manastirin e Cetinjes së Malit të Zi, që e përcollën marrjen e detyrës së mitropolitit malazezo-bregdetar Joanakije, por edhe “këshillës” së shqiptarëve për patriarkun Porfirije se është më mirë mos të shkojë në Pejë në marrjen e fronit, në mediet kroate po përgatitet atmosferë ngjashme elektrizuese, shkruan gazeta serbe.

Ortodoksët dhe kisha e tyre sipas shkrimeve në mediet kroate, po barazohen me terroristët edhe kriminelët, ndërkohë që shumë shpesh në hapësirën publike dërgohen porosi për jo tolerancë të hapur ndaj SPC dhe patriarkut të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat