Ngjarje drithëruese nga ish-komunizmi në Shqipëri: Si e çonte vëllanë-foshnje tek nëna në burg për t’a ushqyer me gji

Lajme

Ngjarje drithëruese nga ish-komunizmi në Shqipëri: Si e çonte vëllanë-foshnje tek nëna në burg për t’a ushqyer me gji

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Artisti i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta ditë më parë në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq të të ndjerit. Ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Merdani, një nga këngëtarët më të njohur të muzikës së lehtë shqipe, ka qenë i dënuar politik gjatë regjimit komunist. Në vitin 1973, ai u dënua sëbashku me disa kolegë pas festivalit të 11 të këngës, i cili u dënua nga udhëheqja komuniste se përmbante ‘shfaqje të huaja’.

Sherif Merdani vuajti 16 vite burg. Në vitin 1992 ai u rikthye në festivalin kombëtar me këngën “Se Kënduam Let it Be”, kushtuar atyre që vuajtën në burgje për arsye politike gjatë regjimit komunist.

Në një intervistë të siguruar nga gazeta “Bota sot”, i ndjeri ndër të tjera tregon një ngjarje drithëruese.

Përveç tij, ishin dhe prindërit e tij që vuajtën nga sistemi errët komunist. Prindërit e tij u burgosën, tregon Merdani.

Ndër të tjera, Merdani, tregon edhe për një ngjarje dramatike, kur, vëllaun e tij 6/7 muaj’sh, e çon çdo ditë tek nëna e tij në burg, për t’u ushqyer me gji.

Ngjarje që të dridh trupin. Më poshtë mund ta shihni videon e plotë të intervistës:

KLIKONI KËTU PËR RRËFIMIN E PLOTË

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat