Ish Këshilltari i Thaçit: Për Kurtin na qenka kohë ideale për të bredhur rrugëve të Evropës

Lajme

Ish Këshilltari i Thaçit: Për Kurtin na qenka kohë ideale për të bredhur rrugëve të Evropës

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:56
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi ka thënë se derisa Evropa po e trajton Kosovën si vatër të CoVIDI-t, kryeministri Albin Kurti i distancuar nga populli ia ka mënyrë Sllovenisë.

“Evropa po e trajton Kosovën si vatër të Covid’it. Udhëtimet nga Kosova dhe drejt Kosovës i kanë ndaluar për qytetarë. Edhe 26 jetë i humbëm në 24 orët e fundit. Por, si i distancuar nga populli i infektuar, kjo për Kurtin na qenka kohë ideale për të bredhur rrugëve të Evropës. Ai ia paska mësyrë Sllovenisë”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ai ka kujtuar po ashtu se edhe zëvendëskryeministri, BesnIik Bislimi do të udhëtoj drejt Brukselit për t`u takuar me Petkoviqin.

“Populli dhe mantelbardhët, duke e përjetuar pandjeshmërinë e pushtetarëve, po përballen të vetëm me virusin dhe vdekjen! “, u shpreh Behramaj.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë një ditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat