Sheshel vazhdon me deklarata të pamatura: Në Afganistan krahas amerikanëve janë mundur edhe Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi

Lajme

Sheshel vazhdon me deklarata të pamatura: Në Afganistan krahas amerikanëve janë mundur edhe Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi

Nga: F.B Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:38
Sheshel

Kreu i radikalëve serb, Sheshel, ka deklaruar sot në programin e mëngjesit në Hepi TV, se në Afganistan krahas amerikanëve pësuan humbje edhe Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, ndërkohë që dënoi vendet e NATO-s për intervenimin atje, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“NATO është planifikuar për hapësira evropiane, çfarë bëri atje? Atje humbje pësoi edhe Mali i Zi deri në rrëzim për toke, sikurse edhe Kroacia, nuk ka gjë e përjetuam edhe këtë”, tha ai.

Gazeta përkujton se Kroacia ka marrë pjesë në operacionet ushtarake në Afganistan që nga fillimi në 2003, që ishte kusht për hyrje në NATO, ndërsa vendimi ishte marrë nga Kuvendi i Kroacisë.

Në kuadër të kontingjentit ushtarak kroat kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.

Në misionin vendimtar të mbështetjes kanë marrë pjesë mbi 10 mijë ushtarë, që ishin këshilltarë dhe instruktorë të ushtrisë afgane, ku këtë rol më së shumti e kishin amerikanët.

Kontigjenti kroat është marrë me mbrojtjen e objekteve dhe stërvitjen e forcës së sigurisë afgane, ndërsa në këtë rol kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga vendet e regjionit si Shqipëria, Mali i Zi, BeH dhe Maqedonia, si nënshkruese të Kartës amerikano-adriatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat