Lidhjet me krimin/Islami tregon arsyen se pse Edi Drama dhe Vuçiqi janë si buka e një brumi

Lajme

Lidhjet me krimin/Islami tregon arsyen se pse Edi Drama dhe Vuçiqi janë si buka e një brumi

Nga: M.L. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ish kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Islami nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar shkrimet e sotme për lidhjet e Aleksandër Vuçiq me krimin në Serbi.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të cilin ka thënë se është i njëjtë me Vuçiqin, ndërsa ka kujtuar raportet e shërbimeve të huaja të cilat thoshin se si kryetar i Tiranës Rama kishte përfituar duke dhënë leje ndërtimi.

Postimi i plotë:

Edi Drama dhe Vuçiqi janë si buka e një brumi si Enver Hoxha dhe Mao Ceduni! Për Edin raportet e shërbimeve të huaja shkruanin asokohe sa ishte kryetar bashkie, se për çdo leje ndërtimi në Tiranë ka zhvat 10% të shumës së investimit, që në total ishte rreth 300 milion dollarë!

Sot shtypi botëror po shkruan për lidhjet Vuçiqit me krimin në Serbi! Unë i besoj më shumë raporteve ndërkombëtare se këtyne dyve vëllezërve të gjakut, kur kemi parasysh se Vuçiq është kopil jashtëmertesor i një shqiptari! Vllau si shkau!

#mosutut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat