Ish-diplomati serb me kritika të ashpra për Von Cramon: Ajo është lobiste e Kosovës

Lajme

Ish-diplomati serb me kritika të ashpra për Von Cramon: Ajo është lobiste e Kosovës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:51
Von Cramon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka bërë të qartë Prishtinës se mandati i KFOR-it në Kosovë është “në përputhje” me atë që kërkon Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kështu ka deklaruar ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që Stoltenberg mbajti anën e marrëveshjes midis Serbisë dhe KFOR-it kur bëhet fjalë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Tanjug.

Milivojeviq thekson se Stoltenberg po vepron në përputhje me mandatin e KFOR dhe NATO-s në Kosovë, për dallim nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila, siç thotë ai, shkon përtej mandatit të tij dhe vepron si lobiste për anën e Prishtinës në vend se të jetë neutrale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat