“Sa milionë i ki...”/ Nxehet Xhavit Haliti pas kësaj pyetje

Lajme

“Sa milionë i ki...”/ Nxehet Xhavit Haliti pas kësaj pyetje

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:09
Xhavit Haliti

Një përballje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të PDK-së Xhavit Halitit, dhe gazetarit  Arsim Lanit.

Duke folur për deklarimin e pasurisë Haliti është treguar i ashpër me gazetarin kur ky i fundit e pyeti “sa miliona i ki”, ndërsa Haliti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk është punë e tij kjo, dhe të gjithë atë që është dashur ta tregojë për pasuri e ka thënë në instucionin përkatës.

“Sa miliona i ki…”, qe pyetja e gazetarit Lani që e nxehu Halitin, i cili tha se nuk do t’i përgjigjet sepse ai nuk është gjykatës.

"Unë nuk kam ardhur këtu të flas për këto. Mos duhet me të dhanë ty llogari për këtë, nëse e kam obligim ligjor unë, obligimin e kam kryer, dhe e kam deklaruar pasurinë në Agjencisë për Korrupsion. Unë nuk kam ardhur këtu të ju raportojë juve, kam ardhur për politikë, kaq. Ju po dilni prej kontekstit, po i eksagjeroni gjërat, kush je ti me më pyet për këto", tha Haliti, 

Gazetari i tha se ti e ke deklaruar që i ki 2-3 milionë euro, por Haliti nuk u kursye duke i thënë se po gënjen, sepse nuk ka deklaruar atë po ka bërë shaka.

“Ti po rren, unë nuk kam dekalruar kurrë këto 2-3 milionë që po thu ti, unë kamë bërë shaka në një televizion dhe ju  e keni interpretuar sipas dëshirës”, shtoi i nervozuar Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat