Ramiz Lladrovci flet për raportet me Sami e Nuredin Lushtakun dhe Xhavit Halitin

Lajme

Ramiz Lladrovci flet për raportet me Sami e Nuredin Lushtakun dhe Xhavit Halitin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:06
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lladrovci, i pyetur nga gazetarja për raportet e tij me Sami Lushtakun, Nuredin Lushtakun dhe Xhavit Halitin tha se me të tre ka miqësi e shoqëri pa hile dhe me respekt të ndërsjellë

"Kam miqësi me të tre që përfshinë kjo që thash më lartë, njohje e respekt me disa dekada. Pra, nga koha e ilegales e viteve ‘80, armëve dhe shkrepjeve të armëve të para kundër okupatorit në fillim të viteve ’90 e deri sot. Xhavit Halitin e njoh para të gjithëve, madje në Kosovë, një kohë e kam mbajtur deri kah viti 1993 edhe pseudonimin “Zeka” të njëjtë me Xhavitin.

Me Samiun kam gjithsesi 90% gjëra që na afrojnë, ndërsa me Nuredinin kam marrëdhënie të jashtëzakonshme. Me të tre, miqësi e shoqëri pa hile dhe me respekt të ndërsjellë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat