Fundi i kriminelit nga Serbia: Dy fjalët e vetme që i tha Mlladiq sot në gjyq, më parë i kishte sharë me nënë familjarët e viktimave

Lajme

Fundi i kriminelit nga Serbia: Dy fjalët e vetme që i tha Mlladiq sot në gjyq, më parë i kishte sharë me nënë familjarët e viktimave

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:11
Kriminelit serb, ish-komandantit Ratko Mlladiq

Kriminelit serb, ish-komandantit Ratko Mlladiq, sot i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm nga Apeli i Tribunalit të Hagës për terrorizëm ndaj popullsisë civile dhe gjenocid në Srebrenicë.

Mediat e huaja kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje, ndërkaq “The Guardian” raporton se gjatë gjithë seancës, Mlladiq tha vetëm dy fjalë.

“Fjalët e vetme të Mlladiq gjatë seancës ishin ‘Po, mundem’, kur u pyet nëse ka mundësi t’i ndjekë procedurat e nevojshme, si dhe kishte një dridhje të çuditshme të kokës. Në vitin 2017 kur iu dha dënimi, Mlladiq e kishte quajtur gjithë këtë një gënjeshtër dhe kishte sharë me nënë familjarët e viktimave”, thuhet në artikullin e këtij mediumi.

Ndërkohë, të martën Mlladiqit i është konfirmuar dënimi për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocid në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.

Mlladiq, para katër vjetësh, qe dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.

Ratko Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë.

Lidhur me këtë vendim ka pasur shumë reagime. Vlen të përmendet ai i presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se ky është një dënim historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat