Sheshel flet për marrëdhëniet e Serbisë me rusët dhe kinezet, nuk harron të përmend edhe çështjen e Kosovës

Lajme

Sheshel flet për marrëdhëniet e Serbisë me rusët dhe kinezet, nuk harron të përmend edhe çështjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:57
Kreu i radikalëve serb Sheshel

Kreu i radikalëve serb Sheshel si mysafir në programin e mëngjesit në Tv Hepi tha se se serbët asgjë nuk mund të i ndajë nga rusët edhe nga miqësia e çeliktë kineze, ndërkohë lidhur me ndalimin e punës në termocentralin Kollubara tha se nuk guxojmë të bëhet, përderisa Kosova do të ndërtojë termocentral të ri dhe të “harxhojë qymyrin serb”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Serbët askush më nuk mund të i ndajë nga rusët dhe kushdo që tenton të bëjë këtë, ka dështuar”, tha Sheshel.

E njëjta sipas tij vlen edhe për kinezët. Ajo si thotë Çen Bo, miqësia jonë është e çeliktë” tha lideri i radikalëve.

Perëndimi shtoi Sheshel me vjet na ka gënjyer, por miqtë e dëshmuar nuk guxojmë të i tradhtojmë, nuk guxojmë të ju kthejmë shpinën.

Lidhur me paralajmërimin e ndërprerjes së punës në termocentralin Kollubara B, ai tha se këtë assesi nuk guxojmë ta bëjmë.

“Prodhimi i rrymës tek në është politika kryesore sociale. Fukaraja lidhu fundin e muajit duke falënderuar rrymës së lirë. Shqiptarët në Kosovë po ndërtojnë termocentralin e tretë për të harxhuar qymyrin serb”, tha Sheshel.

Për ata që thonë se qymyri ndot ajrin, atëherë duhet të ndalohen edhe automobilat dhe konsumimi i duhanit sepse edhe këto ndotin ambientin.

“A do të ndalojmë të ndezim zjarr në Serbi dhe të ngrihemi çdo dimër?”, tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat