​Luksemburgu ndan 1.5 milionë euro për fuqizimin të shërbimeve shëndetësore për nënat në Kosovë

Lajme

​Luksemburgu ndan 1.5 milionë euro për fuqizimin të shërbimeve shëndetësore për nënat në Kosovë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Gjatë Javës Botërore të Imunizimit, Qeveria e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të fillojë investimin e ri 1.5 milionë euro për t’i fuqizuar shërbimet shëndetësore për nënën dhe fëmijën në Kosovë përgjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare.

Partneriteti mbështet zgjerimin e programit të vizitave në shtëpi që zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka për qëllim sigurimin e fillimit më të mirë të jetës për të gjithë fëmijët dhe prindërit.

Ky është zgjerim i programit i cili ka arritur me sukses mbi 50.000 fëmijë në 27 komuna gjatë pesë viteve të kaluara.

Objektivi i partneritetit është që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore dhe të zhvillimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët që janë më të rrezikuar dhe prindërit e tyre duke: zgjeruar mbulimin me programin e vizitave në shtëpi në 38 komuna deri në vitin 2022; siguruar që në secilën komunë, të gjitha gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 2 vjeçare pranojnë gjithsej 7 vizita në shtëpi për t’i mbështetur familjet në 1000 ditët e para të jetës së fëmijës; siguruar arsimin dhe mbështetjen e familjes dhe referimin dhe koordinimin me skemat për mbështetjen e komunitetit, kryesisht për shëndetin, mirëqenien sociale dhe arsimin.

UNICEF-i ka qenë në gjendje që ta shkallëzojë mbështetjen për Ministrinë e Shëndetësisë gjatë pandemisë, përfshirë zgjerimin e këshillimit dhe shërbimeve telemjekësore nëpërmjet programit të vizitave në shtëpi në 17.218 fëmijë tjerë të moshës 0-3 vjeçare dhe 2.063 grave shtatzëna në të gjitha 27 komunat.

Përveç kësaj, partneriteti ka mbështetur rifillimin e programit rutinë të imunizimit, ka organizuar fushata derë më derë për imunizimin për fëmijët më të margjinalizuar dhe ka ofruar mbështetje kritike emergjente në sistemin shëndetësor në përgjigje ndaj COVID-19.

Rreth 5.000 punëtorë shëndetësorë janë pajisur me pajisje personale mbrojtëse dhe 40 qendra të kujdesit parësor shëndetësor janë pajisur me përqendrues të oksigjenit për trajtimin e pacientëve.

Mbështetja e re do të mundësojë mbështetjen dhe konsolidimin e programit kritik për ta siguruar mirëqenien për të porsalindurit dhe nënat gjatë pandemisë së vazhdueshme dhe më tej.

UNICEF-i, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i sjellë 72.000 doza të vaksinës AstraZeneca dhe 100.000 doza të vaksinës Pfizer nëpërmjet COVAX gjatë muajit maj dhe qershor 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat