Çmenduria e historianit serb: Kosova u rrëmbye me forcë, sa do të zgjat ky okupim askush nuk e di

Lajme

Çmenduria e historianit serb: Kosova u rrëmbye me forcë, sa do të zgjat ky okupim askush nuk e di

Nga: F.B Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:33
Vasilije Krestiç

Akademiku dhe drejtori i Arkivit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë historiani Vasilije Krestiç për portalin “Srpska istorija”  deklaroi se nuk ndan mendimi të njëjtë me kreun e Akademisë, Vladimir Kostiç, se Kosova nuk është më as de facto as de jure në duar të Serbisë, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Kam deklaruar shumë herë dhe kam shkruar se nuk ndaj mendimin me kreun Kostiç rreth Kosovës. Konsideroj se Kosova me forcë u rrëmbye nga territori serb dhe është nën okupim. Sado që të zgjasë okupimi askush nuk e di”, tha Krestiç.

Ai tha se historia dëshmon se okupimet e dhunshme posaçërisht në kohët moderne për dallim nga shekujt e kaluar sipas rregullit nuk janë afatgjate.

"Ndryshimet gjeo-politike në botë janë përshpejtuar, sepse janë përshpejtuar proceset teknologjike. Në harmoni me këtë dhe përshpejtimin e ndryshimeve gjeo-politike, sipas besimit tim do ndodhin edhe ndryshime të mëdha lidhur me Kosovën”, tha ai.

Krestiç porosit se “nuk ka tjetër veç durimit, pritjes dhe mos të humbet besimi se do vijnë ndryshimet përkatësisht raportet mes fuqive të mëdha dhe ato ndryshime do na konvenojnë të kthejmë atë që na është rrëmbyer".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat