Ministri Krasniqi takon sindikalistët e MAPL-së

Lajme

Ministri Krasniqi takon sindikalistët e MAPL-së

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së MAPL-së dhe me këtë rast diskutoi për të gjitha sfidat dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme.

Ministri Krasniqi vuri në dukje mbështetjen e tij të plotë për Sindikatën.

Ku ofroi bashkëpunim si dhe ndihmën në zgjidhjen e të gjitha vështirësive.

Përfaqësuesit e sindikatës, të udhëhequr nga Driton Xhafa, falënderuan ministrin për një bisedë shumë konstruktive dhe gjithashtu i uruan shumë suksese si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat