Një gëzim, një hidhërim: Sot Lumir Abdixhikut i vdiq një person i afërt

Lajme

Një gëzim, një hidhërim: Sot Lumir Abdixhikut i vdiq një person i afërt

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:50
Lumir Abdixhiku

Kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, sot në Zvicër i ka vdekur halla e tij, Nuranije Krasniqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e kryetarit të ri të LDK-së, derisa kanë theksuar se, familjarja e tyre Nuranije Krasniqi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, gjë që në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Zvicrës.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku është me prejardhje nga fshati Tërnoc, ku edhe sot një pjesë të familjes së tij jeton në këtë vendbanim shqiptar të Bujanocit, ndërsa halla e ndjerë ka qenë e martuar në Kamenicë, por prej vitesh ka jetuar në Zvicër.

Ndryshe, varrimi i hallës së kryetarit të LDK-së, pritet që të bëhen pas dy ditëve, derisa kufoma të arrijë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat