Shqiptari që i befasoi të gjithë/ Historia e Valmirit që vendosi t'i dhurojë veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica

Lajme

Shqiptari që i befasoi të gjithë/ Historia e Valmirit që vendosi t'i dhurojë veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Valmir Aliçkaj dhe Nazlije Sherifi

Një histori jo e zakonshme vjen nga Kosova, ku një i ri ka shprehur gatishmërinë për t'i dhuruar veshkën një vajze nga Mitrovica, të cilën nuk e njihte.

Nazlije Sherifi vuan nga skleroza glomerulare fokale e cila i ka dëmtuar veshkat. Kjo është arsyeja që asaj i duhet transplanti i veshkës. 

Familja ka kërkuar ndihmë për para, por Valmir Aliçkaj nga Deçani i ka befasuar të gjithë, teksa ka shprehur dëshirën që t’i dhurojë veshkën Nazlijes.

Ai sot ka shkuar për të vizituar 19 vjeçaren e cila është në spital.

“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore”, është shprehur ai përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat