Nesër priten emrat e ministrave të Serbisë, ky është posti i Daçiqit

Lajme

Nesër priten emrat e ministrave të Serbisë, ky është posti i Daçiqit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:49
Ivica Daçiq

Nesër pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Me herët kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiq, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.

Duke theksuar se ai ka qënë kryeministër i Serbisë, zëvendëskryeministër, ministër i Brendshëm, ministër i Punëve të Jashtme, Daçiq vuri në dukje se funksioni i Presidentit të Kuvendit është më i madhi që ka kryer deri më tani.

Ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit, Ivica Daçiq edhe pse ishte në paraburgim në Hagë në mars 2006 arriti të marrë drejtimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat