Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë një postim në Facebook, ku i referohet Vetëvendosjes.
Ai ka ngacmuar këta të fundit duke shkruar “Qysh erdh dita, edhe po don me shku dita e ju fjet hala”.
Kjo për shkak se Vetëvendosja ende nuk ka marrë hapin e radhës për të thirrur në takim zyrtarët e LDK-së për mundësinë e një marrëveshjeje të përbashkët.