Bordi i APK-së miraton transaksionet e SHAL 51

Lajme

Bordi i APK-së miraton transaksionet e SHAL 51

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 18:52
Foto nga takimi

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot mbajti mbledhjen e rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën fillestare të SHAL 5,3 si dhe transaksionet e SHAL 51 e cila u mbajt me 23 tetor 2019.

Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH Sharr-prodhimit në administrim direkt.

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat