Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë në fokus kryesor të Këshillit të Sigurimit

Lajme

Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë në fokus kryesor të Këshillit të Sigurimit

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 13:50
Alexander Botsan-Kharchenko

Një nga çështjet më të rëndësishme në Ballkan, në planin ndërkombëtar, është kriza në Kosovë dhe dhe problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me iniciativën e Beogradit.

Kështu tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Udhëheqësia serbe është plotësisht e vetëdijshme për këtë dhe po merr drejtimin. Është thënë vazhdimisht në nivelin më të lartë se Rusia po ofron gjithë mbështetjen e mundshme për Serbinë si mik dhe partner dhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ai. I njejti thotë se Kosova është çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

“Ne supozojmë se Kosova është një çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit dhe duhet të jetë fokusi kryesor i këtij organi të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit është gjithashtu një nga garancitë dhe hapësirat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, “tha ai për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat