Fotografojnë fletëvotimet, aktakuzë kundër 7 personave

Lajme

Fotografojnë fletëvotimet, aktakuzë kundër 7 personave

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e njofton opinionin se ka ngritur aktakuzë kundër personave të dyshuar L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., për veprën penale cenimi i fshehtësisë së votimit.

Sipas aktakuzës, në ditën e zgjedhjeve nacionale më 6 tetor nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit në fjalë kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal.

Dy prokurorët e rasteve i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat