Marko Gjuriq i reagon Abelard Tahirit

Lajme

Marko Gjuriq i reagon Abelard Tahirit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:48
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri.

Tahiri reagoi sot ndaj deklaratës politike të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq rreth hetimeve për rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Në reagimin e tij, Ministri Tahiri ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara me angazhim të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

E ndaj kësaj deklarate të Tahirit, ka reaguar Gjuriq, i cili ka quajtur Abelard Tahirin “ministër të padrejtësive”, derisa shton se “ai nuk mund të mohojë se autoritetet gjyqësore në Prishtinë nuk bashkëpunuan me hetimin serb” , raporton Tanjug.

“Prandaj, në një panik të fajtorit që përpiqet të lajë duart, ai sulmon presidentin serb për zbulimin e së vërtetës, edhe pse ai nuk mund të mohojë se autoritetet gjyqësore në Prishtinë nuk bashkëpunuan me hetimin serb, e ndaluan pjesëmarrjen e policisë sonë në hetim, falsifikuan xhirime në vendin e krimit dhe informacione rreth lëvizjes së të dyshuarve “, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat