Vuçiq uron Trampin, i kërkon mbështetje në gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën

Lajme

Vuçiq uron Trampin, i kërkon mbështetje në gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën

Nga: F.B. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:56
Aleksandar Vuçiq dhe Donald Trump

Presidenti Aleksandar Vuçiq i ka dërguar telegram urimi presidentit amerikan me rastin Ditës së Pavarësisë - 4 korrikut ku ndër tjera thuhet “Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për mbështetje që na keni dhen në përpjekjet e promovimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe në angazhimin për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit  në kuadër të dialogut me Prishtinën” – thuhet ndër tjera në letër, shkruan “Telegraf”. përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq në telegramin e urimit drejtuar Tramp e ka ftuar që të vizitoj Serbinë dhe i ka kërkuar ,mbështetjen në gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën.

Në urim thuhet:

- Ekselencë, i nderuari president,

Pranoni urimet e mia të sinqerta me rastin e Ditës së pavarësisë së ShBA-ve – festës kombëtare me dëshirat më të mira për përparim të vendit tuaj dhje mirëqenies të qytetarëve të saj.

Çdo 4 korrik qytetarët amerikanë festojnë vlerat universale të shkruara në Deklaratën e Pavarësisë të miratuar 243 vjet më parë. Ato siç keni thënë edhe ju janë vlera kyçe që e përbëjnë kombin amerikan forca e të cilin inspiron dhe jep shpresë, po ashtu janë me rëndësi për të gjithë ata që synojnë lirinë, barazinë dhe prosperitetin.

Në të kaluarën kemi shënuar jubile nga historia e përbashkët, duke përkujtuar aleancën tonë në momentet e mëdha historike. Në kohën e Luftës së parë Botërore presidenti amerikan Vilson ka thënë se “ parimet për të cilat Serbia ka luftuar dhe për të cilat ka vuajtur në atë luftë janë identike me ato me të cilat angazhohet ShBA “.

Jam i bindur se kemi mundësi që raportet mes vendeve tona përmes dialogut politik dhe forcimit ekonomik dhe bashkëpunimit në përgjithësi të kthejmë në nivelin e partneritetit që kanë qenë dhe që duhet të jenë. Shpresoj se dëshira për lidhje më të forta dhe më të pasura mes amerikanëve edhe serbëve të jetë e dyanshme dhe në të ardhmen të na përkujtojnë në atë që na lidh si vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat