Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

Lajme

Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 08:40
ilustrim

Kosova gjendet në pozitën e 100-të të pasaportave më të fuqishme në botë, e renditur më së keqi nga shtetet e rajonit.

Japonia dhe Singapori janë shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë, sipas një hulumtimi nga kompania Henley & Partners.

Këto dy shtete aziatike gjenden në krye të listës sepse kanë mundësi që pa viza të udhëtojnë në 189 shtete të botës, transmeton lajmi.net.

Kur bëhet fjalë për shtetet e rajonit, Sllovenia është në pozitën e 10-të, Kroacia e 20-ta, Serbia gjendet e 41-ta, Maqevonia e Veriut e 46-ta, Mali i Zi i 47-ti, Bosnja e Hercegovina e 51-ta por Kosova e 100-ta, me pasaportën më të dobët në rajon.

Koreja e Jugut ka zbritur nga pozita e parë në të dytën duke iu bashkuar Finlandës dhe Gjermanisë.

Secila nga këto tri shtete ka mundësi të udhëtimit pa viza në 187 destinacione në mbarë botën.

Në pozitën e tretë janë Danimarka, Italia dhe Luksemburgu që mund të vizitojë pa viza plot 186 shtete, duke u pasuar nga Franca, Spanja dhe Suedia me 185.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat