Sulejman Ugljanin: Stefan Nemanja është kriminel

Lajme

Sulejman Ugljanin: Stefan Nemanja është kriminel

Nga: F.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:33
Sulejman Ugljanin

Lideri i SDA Sanxhak Sulejman Ugljanin ka thënë se “ presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka “ synime anti-boshnjake dhe shkatërruese ndaj boshnjakëve dhe është një ndër inspiruesit e gjenocidit në Srebrenicë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa Stefan Nemanja, themeluesi i shtetit mesjetar serb është kriminel lufte dhe është gabim vënie e emrit të tij shkollës. Ai është autor i platformës për krim sipas të cilës më vonë kanë vepruar Ratko Mladiç, Radovan Karaxhiç dhe Drazha Mihailoviç ka thënë Ugljanin.

Një “komentim” të tillë ti historisë ofroi në një takim me gazetarët kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik Sanxhak, Sulejman Ugljanin. Për presidentin Vuçiq ka thënë se ka "qëllime kundër boshnjake, shkatërruese dhe është inspirues u gjenocidit në Srebrenicë".

Provokimi më i ri është ser e skandaleve tendencioze dhe politike që Ugljanin i ka shfaq viteve të fundit thotë gazeta.

“Serbët të gjithë ata që kanë krye krime dhe gjenocid ndaj boshnjakëve i shpallin heronj dhe të shenjtë. Kështu është rasti i Stefan Nemanja që ka shkruar platformën për krim, përndjekje dhe shkatërrim të paraardhësve tanë ilir. Me atë krim iu ka dhënë titulli i shenjtë. I kanë dhënë të drejtë vetës që shkollës fillore në Novi Pazar të ia japin emrin e kriminelit” ka thënë ai.

Historia sipas Ugljaninit thotë se Nemanja platformën për krime e ka shkruar në Kuvendin te Pazari në vitin 1176.

“Stefan Nemanja ka kryer krime më të mëdha se Ratko Mladiç” - shprehet Ugljanin, lexoni botimin “Familja e Shën Simonit” dhe do të shihni.

Vite më parë në stilin e njëjtë Ugljanin në një emision ka thënë se Sveti Sava është më i afërt me boshnjakët se me serbët, që ka ngjallur komente të ndryshme në opinion.

“Sveti Sava është më i afërt me ne, se me ju dhe na nuk ju a japim, ai është i yni” – ka thënë asokohe Ugljanin.

Aksionet e Ljajiç dhe Zukorliç

Rasim Ljajiç dhe Muamer Zukorliç kanë bërë shumë përpjekje që nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit komunal të Novi pazarit dhe Sjenicës të hiqet pika që ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e emërtimeve të rrugëve në këto komuna – ka thënë Ugljanin.

Ai po ashtu ka akuzuar  se ata dy kanë tentuar të pengojnë vizitën e anëtarit të kryesisë së BiH Shefi Xhaferoviç në Novi Pazar, por nuk ia kanë dal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat