Shoqata “Guerilja Zahir Pajaziti” bënë homazhe para Zahir Pajazitit

Lajme

Shoqata “Guerilja Zahir Pajaziti” bënë homazhe para Zahir Pajazitit

Nga: K.M Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:15
Shoqata "Guerilja Zahir Pajaziti"

Sot, rreth orës 09:30 anëtarët e shoqatës “Guerilja Zahir Pajaziti” e kanë nderuar heroin Zahir Pajaziti.

Të pranishëm në homazhe bashkë me “Guerilen Zahir Pajaziti” ishin edhe bashkëluftëtarë të Komandantit nga Llapi, bashkë me kryetarin e shoqatës Hasan Zeneli.

"Në përvjetorin e 22 të rënjes së tre heronjëve të kombit Komandant Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në nderim të sakrificës dhe veprës të madhe për lirinë e vendit, me bashkëluftar vendosëm buqeta lule pranë shtatores të njërit nga themeluesit të celulave të para të UÇK-së, para Zahir Pajazitit". tha për "Bota Sot" kryetar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftarëve Xhevdet Qeriqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat