Profesori universitar Armend Muja, thotë se që nga qershori i këtij viti është shtuar fenomeni jo i zakonshëm kriminal, ai i grabitjeve të bankave.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se policia dhe shoqëria janë stepur nga ky ritëm, ndërsa organet e rendit thotë se, duhet fillimisht me gjet shkakun dhe profilin përpara se të trajtohet.
Sipas tij, janë dy profile të grabitësve të bankave në Kosovë; kriminelët senior të kthyer nga Bashkimi Evropian dhe përdoruesit e drogës.
Ai thotë se duhet të rishikohen listat e atyre që janë kthyer nga BE-ja për të gjetur nj pjesë të tyre.
Lexojeni shkrimin e plotë të profesorit Armend Muja:
Profili i grabitesve me arme - eshte rritur ndjeshem numri i raportimeve mediatike per grabitjet me arme. Qe nga qershor 2018 eshte shtuar nje fenomen jo shume i zakonshem kriminal - grabitjet e bankave. Policia dhe shoqeria jane stepur nga ky ritem. Megjithate, organet e rendit duhet fillimisht gjetur shkakun dhe profilin perpara se te trajtohet. Jane dy profile te grabitesve te bankave ne Kosove: kriminelet senior te rikthyer rishtazi nga Bashkimi Evropian dhe perdoruesit e droges (copy-cats).
Rritja e numrit te sulmeve ndaj bankave korrelon me numrin e te rikthyerve dhe filllimin e Masterplanit Gjerman dhe BE per debim te krimineleve. Mjafton ti rishikoni listat e te rikthyerve per ti gjetur nje pjese prej tyre. Kjo pjese e tjeter qe sulmojne supermarkete dhe filale periferike jane te rinje te Kosoves (18-24) ne te shumtten e rasteve te motivuar nga narkotiket. Mjafton te shletohet lista e perdoruesve te droges per te gjetur ata.