Haziri: Amerikanët e kanë ruajtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë

Kultura

Haziri: Amerikanët e kanë ruajtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:02

Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me organizatën “Agro-Eko” ka organizuar sot “Ditën e Kulturës së SHBA-ve” në të cilën ka marrë pjesë kreu i Komunës, Lutfi Haziri, përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo po bëhet në shenj falënderimi për ndihmën e madhe që SHBA-të kanë dhënë për vendin tonë, sikurse edhe për bashkatdhetarët tanë.

“Sot po shënojmë Ditën Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit për mërgimtarët. Në kuadër të kësaj jave, ne do të shënojmë të gjitha aktivitetet që lidhen me kulturën e shteteve mike. E filluam me Japoninë, njëra nga shtetet që e ka pranuar shpejt Pavarësinë e Kosovës dhe e cila është njëra nga donatorët më të mëdhenjë në Kosovë. Ky është viti i parë dhe natyrisht që do të vazhdojmë ta pasurojmë programin e aktiviteteve dhe i përkushtohet bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Amerikë, atyre që kanë bërë shumë për Kosovën dhe për Gjilanin në veçanti. Ju lus që ky solidaritet i yni të pranohet vetëm si falënderim për njerëzit që nuk e kanë harruar asnjëherë Gjilanin”, ka deklaruar Haziri.
Ai tha se Kosova dhe Gjilani e ka listën jashtëzanisht të madhe dhe se nuk duhet harruar asnjë nga shtetet mike.
“Ne jemi të njohur me hartën gjeo-politike nsi sektor amerikan në Kosovë me bazën më të madhe ushtarake jashtë Amerikës çfarë ka qenë ”Bonsteel” dhe kampi “Monteeth”, të cilët kanë ruajtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë me trupat e tyre. Duhet ta theksojmë se Kosova e ka listën e miqve jashtëzakonisht të madhe dhe nuk mund ta harrojmë askënd”, tha ai.
Ndërkohë, Komuna e Gjilanit shënon nesër “Ditën Kulturore të Gjermanisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat