Valdet Avdiu: Ministri Shala po tregohet adoleshent politik

Kultura

Valdet Avdiu: Ministri Shala po tregohet adoleshent politik

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:45

Ish drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu, ka reaguar pas largimit nga ai post. Në një deklaratë të shkurtër dërguar medieve, ai ka sulmuar ministrin Kujtim Shala, duke e quajtur “adoleshent politik”, i cili po fsheh komplekset duke e përdorur politikën

Lexojeni deklaratën e tij të plotë:

Ministri Shala po tregohet vërtet ashtu siç është: një adoloshent politik i cili për të fshehur komplekset e tij po përdorë një politikë represive dhe rigjide ndaj institucioneve të kulturës të cilat dëshiron t'i vë nën kontrollë. Si njeri që vuan nga kompleksi i të varfërit dhe i inferioritetit ai si duket ka shumë nevojë të demostrojë fuqinë e tij sidomos ndaj njerëzve të suksesshëm.

Unë kam besuar në lirinë e Kosovës, dhe besoj në institucionet shtetit tonë duke përfshirë edhe institucionet e ligjshmërisë. Pres të rikthehem prapë në kreun e TKK-së. Është hera e parë që largohet një menaxhment për punën që e ka realizuar, e jo për atë që nuk e ka bërë. Jam i vendosur të punoj në baza ligjore. Qytetaria nuk paragjykon, ajo gjykon veprimet, punën dhe aktivitetin e njeriut.

Unë kam frikë që qëllimi kryesor i këtij Këshilli është që Teatrin Kombëtar të Kosovës ta shndërrojnë në një platformë të organizatave joqeveritare, e cila do të vijë në shërbim të disa paramilitarëve të artit dhe paramilitarëve politik që nuk njohin rregullat e rendit demokratik,gjegjësisht të shtetit ligjor.

Me respekt

Valdet Avdiu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat