​Storiet e grave që thyen tabu për suksese në jetë, përfshihen në edicionin e tetë të revistës “ZA”

Kultura

​Storiet e grave që thyen tabu për suksese në jetë, përfshihen në edicionin e tetë të revistës “ZA”

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:30
Atifete Jahjaga

Fondacioni Jahjaga ka përmbyllur vitin 2023 duke lansuar sonte edicionin e tetë të revistës "ZA", e cila për tematikë kryesore ka gratë, të cilat sjellin histori të bizneseve të tyre në ekonomi dhe përcjellin mesazhe tek audienca.

Në edicionin më të ri të kësaj reviste janë 21 rrëfime, ku përfshihen edhe djemtë dhe burrat, të cilët luftojnë për të drejta të barabarta të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.

Drejtoresha e Fondacionit Jahjaga, ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se kjo revistë përmban storie të grave, të cilat kanë thyer tabu për të arritur suksese në jetë. Ajo tha se fokusi kryesor i Fondacionit Jahjaga do të mbetet gjithmonë fuqizimi i grave.

"Traditë e Fondacionit Jahjaga, revista "ZA", e cila ngërthen në vete shumë storie, shumë tregime të shumë grave dhe vajzave të reja, të cilat kanë thyer tabu dhe kanë tejkaluar një jetë të vështirë, në mënyrë që të arrijnë sukseset ku ato janë sot. Por kemi edhe rrëfime të shumë burrave atyre, të cilët kanë qenë përkrahje e fuqishme e grave, nënave, vajzave dhe motrave që ato të arrijnë se ku janë sot aty. 02:32 Fokusi ynë në fuqizimin e grave dhe rinisë ka qenë dhe vazhdon të jetë gurthemeli i Fondacionit Jahjaga," tha ish-presidentja Jahjaga.

Në lansimin e edicionit të tetë të revistës "ZA", foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kjo revistë do të shërbejë si model ndryshimi për gratë në vend. Ai tha se angazhimi i ish- presidentes Jahjaga në mbështetje të grave është për t'u lavdëruar.

"Sot jemi mbledhur jo vetëm për t'i vlerësuar arritjet e grave të shquara, të cilat janë zgjedhur për edicionin e revistës, por edhe për t’i njohur përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Jahjaga në krye me presidenten Jahjaga. Ajo është vetë një pioniere shembullore. Ajo i theu stereotipat shembullorë dhe ofroi një model të fuqishëm për gratë jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë botën. 01:30 Presidentja Jahjaga avokon vazhdimisht duke marrë pjesë në nisma të brendshme, po ashtu në nisma të shumta ndërkombëtare që kanë për qëllim t’i ngritin dhe mbështesin të mbijetuarat e dhunës dhe dhunës seksuale gjatë luftës. Angazhimi i saj për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan është vërtet i lavdërueshëm. 02:21 Tash duke e kthyer vëmendjen te revista "ZA" që nxjerr Fondacioni Jahjaga, mund të themi me bindje të plotë se kjo po bëhet një platformë që i amplifikon zërat e atyre që kanë kaluar sfida dhe shërbejnë me të vërtetë si model ndryshimi në vendin tonë," tha Rama.

Ndryshe, Fondacioni Jahjaga është një organizatë e themeluar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në mars 2018.

Qëllimi i përgjithshëm i Fondacionit Jahjaga është zhvillimi demokratik i Kosovës dhe Ballkanit përmes përfshirjes sociale dhe mbështetjes së grupeve të margjinalizuara, si kusht fillestar për ndërtimin e paqes në rajon.

Tri çështjet kryesore në të cilat përfshihet Fondacionit Jahjaga janë gjithëpërfshirja, paqja ndëretnike dhe regjionale, si dhe siguria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat