Nënë

Kultura

Nënë

Nga: Arbnora Fejza Idrizi Më: 15 tetor 2023 Në ora: 20:46
Arbnora Fejza Idrizi

Nënë

Edhe sot

E shikova derën

 

Ngela në pritje

Nëse po vjen ti

 

Nënë

Mall kam shumë

Për ty

Lotin s`po muj e mbajë

 

Në lutje

Të kam gjithnjë ty

 

Por Zoti të deshti

Ma shumë se unë

 

Nënë

Pse nuk më mësove

Si me jetu pa Ty

 

Kam ngelur

Si në gurë e copëtuar

 

Nuk po mundem t`i mbledh

Ato copa e të vazhdoj

 

Vetëm në ëndërr

Me ty po çmallëm

 

I lutem Zotit

Të na takoj në botën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat