Për këtë tokë

Kultura

Për këtë tokë

Nga: Zymer Mehani Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:33
Zymer Mehani

Gjyshi im ra 
Për këtë Tokë

Dhe vëllai këtë Tokë
Mbrojti me kokë

Ah dhe një shok
Për këtë Tokë ra

E mua t'mjerit 
Një krah m'u tha

Edhe një motër
Mbrojti këtë votër

S'e lejoi hasmin
Këtu t'bëjë lodër

Për këtë Tokë
U flijuan shumë

-Në cilin front
Do të vdes unë?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat