Poeti, Muza dhe Libri

Kultura

Poeti, Muza dhe Libri

Nga: Atdhe Geci Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Ilustrim

Libër, jam  gjak  hyjnor  i  të  lashtëve 

jam flaka e pellazgëve  nëpër  kohëra

jam fryma re e kallinjve nëpër ylbere,

jam vëlla i Pirros  e i Gjergj Kastriotit.

Libër, e ndiej muzën e pastaj shkruaj,

e ndjej muzën  e  lëndën letrare të saj,

muza e di saktë  sa zjarr t´i vë këngës,

dhe sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.

Libër, muza më dha dorën  të lindesh,

ti, shpirti më i kulluar  i poezisë  sime,

të tëra krijimet  e  mia  i  ngjajnë jetës,

i ngjajnë  atdheut  e  gjeografisë  sonë,

i ngjajnë lirisë  e udhëtimit kombëtar.

Libër, brezi im u mbështet  tek himni,

te arma që mbron kufirin, te marinari

që mbron detin, tek piloti që e mbron

qiellin, tek populli  dhe mbështetja tij.

Libër,  poezia  ime  i  ngjanë  Kosovës

dardane, Shqipërisë  së  Skënderbeut,

Epirit  pellazg  të  Çamërisë, Krahinës

së Mollës së Kuqe, Ulqinit  dhe Korrit.

Libër, je i bardhë  si  reja e qiellit, dhe

je bjond si vashat e bukura shqiptare,

shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat