Yjet e kinematografisë shqiptare në Pogradec, nis xhirimet filmi “Vdekja le të presë”

Kultura

Yjet e kinematografisë shqiptare në Pogradec, nis xhirimet filmi “Vdekja le të presë”

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:15
Ilustrim

Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana, Mehdi Malkaj e Luftar Paja, yjet e kinematografisë shqiptare bëhen sërish bashkë në një tjetër film.

“Vdekja le të presë” nga Edmond Topi ka nisur këtë vjeshtë xhirimet në Pogradec.

Është pjesa e dytë e filmit “Yjet e së ardhmes” që pati premierën në vitin 2017.

"Rreth 70% e filmit është xhiruar në Pogradec. Në fakt filmi është shkruar për Pogradecin," tha Edmond Topi.

Në filmin e ri, kastës së aktorëve i shtohen edhe emra të tjerë të njohur.

"Është Mehdi Malkaj, Zyliha Miloti, nja dy aktorë të tjerë. Po kryesisht është kasta e parë," tha ai.

Në fokus është mosha e tretë.

Përmes roleve aktorët përcjellin mesazhin se brezi i tretë, pavarësisht moshës mbetet vlerë e madhe për shoqërinë.

"Nuk i do njeri nëpërkëmbë këtë që quhet mosha e tretë apo mosha e pestë, quajeni si të doni. Mirëpo, kur vdes njëri nga këta, qajnë të gjithë Është më mirë të qajnë përpara se të vdesë," tha aktori i njohur Mehdi Malkaj.

"Kësaj rradhe jemi me një emocion më të rëndësishëm. E favorizon ky publik kaq të mrekullueshëm, sa se kisha parë ndonjëherë," tha aktorja Tinka Kurti.

Pjesa e parë e filmit që këtë tetor u shfaq për herë të parë në Pogradec tërhoqi në kinema artdashës të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat