Merta Prenga dhe fuqia magjike e fjalëve

Kultura

Merta Prenga dhe fuqia magjike e fjalëve

Nga: Baki Ymeri Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:47
Kopertina e librit

Poezia është buzëqeshja e fjalëve dhe nusërimi i fjalës me fjjalë. Poezia është testament i jetës, maqina për qepje fjalësh dhe barnatorja e sentimenteve letrare. Vargjet magjike të Zonjës Merita Prenga shëmbëllejnë me një erë të këndshme që e përshkojnë dheun. Ato janë uji, dielli dhe mendimi: Sa shume fali buzëqeshje, / Sa pak marr,/ Nuk e kuptoj përse/ Më thoni ju,/ Të buzëqeshish është gabim? (Buzëqeshja). Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri. Ka ndonjë forcë tjetër më magjike se sa forca e dashurisë? Vargjet e poetit kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim.

E shkuara fillon nesër kurse ardhmëria ka nisur dje! Në vargjet e Meritës fshihet pavdekësia. Herë pas here, krijon përshtypjen se jemi në shpellën e ëndrrave të bardha. Sipas një mendimtari të huaj, poezia është rrëfimi më i vjetër dhe më i përsosur, prekja më e çiltërt e shpirtit njerëzor nga madhështia dhe pasuria e pakufishme e botës. Muzën e poezisë duhet ta afrosh me pasion, porsi një dashnore. Poezia është një art i jashtëzakonshëm. Forca e vargjeve të Meritës është emocionale dhe e papërshkrueshme. Në këtë pikëshikim vetëm muzika mund t’i konkurojë poezisë:  Sinqeriteti te njerëzit është mirësi,/ Mirësia është dashamirësi,/ Dashamirësija është lumturi./ Lumturia është vullnet,/ Vullneti është guxim,/ Guximi është fuqija shpirtërore,/ Shpirti është jeta e njeriut / Njeriu do të falë dashuri e buzëqeshje. (Kënga e mirësisë)

Poezia e madhe lind nga ide të mëdha, nga sentimente dhe nga faktet e njerëzve që e ndërtojnë jetën. Imagjinata, përfytyrimet, ndjenjat, risitë dhe metaforat janë instrumente të domosdoshme për poetin dhe poezinë. Kush nuk din t’i transformojë idetë në përfytyrime, ai nuk është poet. Poezia lind jo kur duam ne, por kur don ajo. Poeti e kupton jetën si një mrekulli, e jo si një njohje. Poezia e disa poetëve fillon të jetojë pas vdekjes së tyre, kurse e të tjerëve vdes para pensionimit të tyre. Më të preferueshme janë poezitë e shkurta ku me pak fjalë thuhet shumë, se sa poezitë e gjata që konsiderohen si do “çarshafë sentimentesh letrare”. Pa alegori nuk ekziston poezi. Rima është mëkati i parë i poetit. Filozofi mund të mos jetë poet, por një poet duhet të jetë para së gjithash një mendimtar.

Art i vërtetë është ëndërr dhe shpresë për një jetë më të mirë. Krijuesit e vërtetë punojnë shumë dhe me seriozitet. Arti është pronë e autorit dhe realitetit, e vetmja pasuri e një populli që nuk mund të degdiset. Ligji i parë i artit është “të mos bëhesh viktimë e plagiatit”. Suksesi krijohet me punë dhe sakrifica. Investimi më i madh vjen nga shpirti. Ekziston nevoja për mendime të shëndetshme ku shndrit guximi dhe forca e mendimit: Perse ndihem e lastuar,/ E vogël dhe e brishtë,/ Ne syt e tu te bukur,/ E zhytur ne thellesi, / Ku shpirti ndjen dashuri ,/ Ku fjala godet emble,/ E fluturoj te jem ne krahet e tu,/ Te shuaj mallin,/ E shpitat le te ndexin zjarrin. (Malli për ty)

Në artin e përjetimit të jetës triumfojnë guximtarët e jo përtacët apo sharlatanët. Për t’u bërë i pavdekshëm në këtë rrugë magjike të shpirtit, duhet të joshish lexuesin me fjalë të thjeshta, me ndjenja dhe metafora të qëlluara, me plot substancë dhe sugjestione. Si e përshkruan Mehmet Kajtazi bukurinë e femrës që të bën poet? “Ajo ishte një femër që ua kishte rrëmbyer luleve erën e mirë, yjeve dashurinë, maleve bulbërinë, zogjve dhe lumenjve këngën, diellit zjarrin. Dielli e kishte ruajtur zjarrin për gjoksin e saj.” (Baki Ymeri, Verë 2022)

 

MALL

 

Doja si dikurë t flisja me ty,

Ashtu skur të isha aty,

Ashtu si e ndjen zemra,

Të vogël e ngadalë,

Dua ta pyes zemrën,

Dua ta prek shpirtin,

Të të them jam me ty,

E dua të jem më aty,

Edhe pse është tjetër botë,

Të pyes a më ke harrua,

A te ka marr malli për mua,

A po vuane dhe ti si un

Se un vazhdoj të të dua,

S'mundem me të harrua,

Se ti ishe vetëm për mua,

Dashurija ime! Jeta ime!

Më thuaj o zemër,

Përse nuk kthen përgjigje

Mos vallë flas me veten,

A është mungesa jote,

A po vetmia në këtë jetë

Apo malli që po më vret!

 

MALLI PËR TY

 

Malli për ty

Përse ndihem e vogël,

Përse ndihem e lastuar,

E vogël dhe e brishtë,

Në sytë e tu të bukur,

E zhytur në thellësi,

Ku shpirti ndjen dashuri ,

Ku fjala godet me ëmbëlsi,

E fluturoj të jem në krahët e tu,

Të shuaj mallin,

E shpitat le të ndezin zjarrin.

 

BUZËQESHJA

 

Sa shume fali buzëqeshje,

Sa pak marr,

Nuk e kuptoj përse

Më thoni ju,

Të buzëqeshish është gabim?

Kështu është gatuar shpirti im,

Të buzeqesh të jap mirësi,

S’ështe problem të qeshesh ti,

Po veç mos më shiko me ironi,

Fale buzqeshjen edhe ti,

Nuk shpenzon, vetëm fiton mirësi,

Të betohem se nuk është gabim,

Vetëm buzëqesh edhe ti!

 

NDJESIA DHE DËSHIRA

 

Sa ka të bëj momenti,

Koha apo vendi,

Ndjesia apo dëshira,

Ngrohtësia a po buzëqeshja,

Kur ndjehesh mirë,

Kur buzëqeshjen ia vjedh dellit,

Kur mirësinë ia merr detit,

Kur ndjesinë ta jep vendi,

Kur mirësia e buzëqeshja

Nuk mungojnë asnjëherë.

 

LULET E LEDHATUARA

 

Këto janë lulet që unë i dua.

Ngjyra ime e preferuar.

Është e bukur dhe e dua.

Kudo që eci e i shikoj.

Dua t’i këpusi e t’i ledhatoj.

I marr në shtëpi dhe i shijoj.

Aroma e luleve shtëpin ma freskoj.

Ndaj lulet i adhuroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat