Turpi në parlament

Kultura

Turpi në parlament

Nga: Musa Ahmetaj Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Autori

Me padurim e pritëm
Ditën më të madhe
Burrat ngjanin si petrita
Femrat sikur sorkadhe

Zonja e shtëpisë e para
Fjalën edhe e mori
Autoritetin e të parës
Shumë bukur e përdori

Buzëqeshur u deklarua
Shtëpia e re po rritet
Në fund nuk munguan
Së rreshturi duartrokitjet

Pastaj rradha i erdhi
Të parit nga kabineti
Sikur harroi ditën e madhe
Foli çka foli, vetëm për veti

Ata që ishin ulur skajave
Shpejt ju kërcejë kandari
Filluan zhurmën e madhe
Prej të fundit deri te i pari

Shpejt e shpejt e kuptuan
Sot nga po fryen era
Të gjithë tok përnjëherë
Shpejt u vërsulën kah dera

Për çudi ky përvjetor
U kremtua pa kolorit
Nuk di kush doli fitimtar
Apo kush edhe u korit

17.02.22

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat