Prapë n’Arbëri liri pruan!

Kultura

Prapë n’Arbëri liri pruan!

Nga: Sami Arifi Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:00
Sami Arifi

Rreze t’ndriçuara shpërthyen qiellin,

për t’ja hequr Tokës terrin!

Rreze me burim t’pashuar,

atdheun nga errësira për ta shpëtuar!

 

Mjegulla n’terr na mbajti gjatë,

kulçedra n’atdhe na lau me gjak!

U ndije zëri nga ca shqiponja,

që t’lirohen vendet tona!

 

Shqiponjat n’botë ishin anë e mbanë,

u tubuan t’gjithë kah janë!

Për t’ju heç prangat robërisë,

për t’i dhënë jetë gjallërisë!

 

Këtë gjallëri me mund e arritën,

n’vendin e tyre çerdhe ngritën!

Shqiponjat n’qiell fluturuan,

dritë arbrorëve prapë u pruan!

 

Shumë lëndime ato pësuan,

asnjëherë nuk pushuan!

Prapë n’Arbëri liri pruan...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat