Fjala

Kultura

Fjala

Nga: Zymer Mehani Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:19
Zymer Mehani

Fjala pret si shpatë
Ujin e bën t’ecë lart
Natën e bën ditë
Dhe errësirën dritë

Fjala është melhem
Shpesh bëhet karrem
Di të jetë e hidhur
Shumë njerëz n’të janë lidhur

Si plumbi të vret fjala
Plagë e saj dhemb shumë
S’e shëron as koha
Di t'vërshojë si lumë

Prandaj, mendo, mik
Mirë peshoje fjalën
Të hidhur mos e thuaj
Më ruaj si të ruaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat